Mbeturinat në rrugën “Yllka Domi” në Gjakovë, nuk janë pastruar që një muaj

Në Kosovë, pamjet e rrugëve të mbushura me mbeturina nuk janë të rralla, pothuajse ato shihen në çdo cep të rrugës.

Kompania e pastrimit ndonëse është kontraktuar me qytetarët për të marrë mbeturinat për çdo muaj, por në rrugën “ Yllka Domi” në Gjakovë nuk po ndodh e njëjta.

Në disa pamje të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se përveç se kontejneri është i mbushur, mbeturinat qëndrojnë edhe pranë tij në cep të rrugës.

Sipas sinjalizuesit, këto mbeturina nuk janë larguar që një muaj. /GazetaSinjali/

Read Previous

Gjeneral Browron: FSK është shembull në rajon për zhvillimin e kapaciteteve të reja trajnuese

Read Next

Tottenham shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santo