Mbeten të përmbytura 1020 hektarë tokë në Shkodër, nuk ka më banesa nën ujë

Situata nga përmbytjet në Shkodër është përmirësuar. Bëhet me dije se nuk ka më prezencë uji në banesa.

Ndërkohë, sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1,020 hektarë, ku ka një rënie me 330 hektarë.

Sakaq, rruga e Obotit mbetet një vështirësi sa i përket mjeteve të vogla.

Ndërkohë, niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.60 metër, me rënie me 40 cm me diten e djeshme (kuota maksimale 7.50 m)

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m, me rënie me 25 cm me ditën e djeshme (kuota maksimale 8.70 m).

Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka rënie me 55 cm , me ësi kalohet edhe me mjete të ulta. Ujësjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit. Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjermania konfirmon se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Read Next

Më 2 shkurt pritet vendimi i Apelit ndaj Gucatit e Haradinajt