Mbappe: Messi e meriton ‘Topin e Artë’

Topi i Artë është bërë çështje kohët e fundit. Kur na ndajnë edhe pak javë nga shpallja e fituesit të këtij çmimi, nuk kanë munguar opinionet e ndryshme se kush mund të jetë fituesi kësaj radhe.

Futbollisti i radhës që flet për “Topin e Artë” është sulmuesi i kombëtares franceze, Kylian Mbappe. Ylli i PSG-së ka mbështetur shokun e tij të skuadrës, Lionel Messin.

“Është një privilegj të luash me Messin dhe do të ishte plotësisht e merituar nëse ai do të fitonte Topin e Artë”, do të përfundonte 22-vjeçari francez.

F.A/abcnews.al

Read Previous

Sot në ora 17:00 nis rinumërimi i vendvotimeve nga KQZ-ja

Read Next

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, mungojnë Messi dhe Ronaldo