Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka reflektuar për telenovelën me Real Madrid-in dhe thotë se ka menduar të ndalojë së luajturi për Francën.
I ashtuquajturi “rasti Kylian Mbappe” vazhdon ende. Kalojnë muaj dhe pak nga pak, lajmet vazhdojnë të dalin në dritë se pse Kylian zgjodhi të qëndronte te Paris Saint-Germain në vend që të nënshkruante për Real Madrid-in.
Roli i presidentit të Francës, Emmanuel Macron ishte jetik në këtë drejtim dhe Mbappe e ka pranuar edhe një herë këtë në një intervistë për “Sports Illustrated”.
“Kemi pasur disa telefonata. Në dhjetor, janar, shkurt, mars…”, pranon me të qeshur Mbappe, duke nënkuptuar këmbënguljen e presidentit francez.
“Macron më thirri dhe më tha: ‘E di që dëshiron të largohesh, por dua të dish se je i rëndësishëm për Francën dhe nuk do të doja që të largoheshe. Ju keni mundësinë të bëni histori këtu. Të gjithë ju duan”, tregoi sulmuesi.
Ylli i PSG-së nuk mund ta besonte thirrjen e kreut të shtetit.
Thashë se e vlerësova”, tha Mbappe. “Është vërtet çmenduri. Presidenti ju telefonon dhe ju kërkon të qëndroni”.
Mbappe do të jetë pjesë e listës së 26 lojtarëve të thirrur nga trajnerit Didier Deschamps për Kupën e Botës së Katarit e cila fillon pas pak ditësh.
Franca është pjesë e Grupit D, së bashku me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë. Ndeshja e parë për ta do të jetë më 22 nëntor përballë skuadrës australiane, duke filluar nga ora 20:00. /Albanianpost.com