Mbahet sot Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Mbahet sot në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kjo konferencë do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3 “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, i cili përfshin:

Kapitullin 10 – Transformimi digjital dhe media

Kapitullin 16 – Taksat

Kapitullin 17 – Politika ekonomike dhe monetare

Kapitullin 19 – Politika sociale dhe punësimi

Kapitullin 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë

Kapitullin 25 – Shkenca dhe kërkimi

Kapitullin 26 – Arsimi dhe kultura

Kapitullin 29 – Bashkimi doganor

Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.

Më 19 korrik 2022  u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Më 15 tetor 2024  u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themelorët.

Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme.

Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi. /ATSH/

Read Previous

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik

Read Next

Dy të vdekur e dy të zhdukur nga përmbytjet në Australi