Në vazhdim të seancës u propozua edhe zgjedhja e kryesuesit të kuvendit të komunës. Pas procedurave të votimit të fshehtë, me 20 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime, pra me shumicë të votave u zgjodh Arbënesha Kuqi, kryesuese e kuvendit komunal të Gjakovës. Në fjalën e saj përshëndetëse Kuqi i falënderoi këshilltarët komunal për besimin e dhënë dhe premtoi zbatim të ligjit, korrektësi, paanshmëri si dhe u shpreh se do të jetë bashkëpunuese me të gjithë asambleistët pa dallime partiake.
Ndryshe Asamblea Komunale e Gjakovës ka 35 anëtar: 11 AAK, 10 VV, 5 PDK, 4 PSHDK, 4 LDK dhe 1 Nisma Socialdemokrate.