Mbahet në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit

Në datat 3-5 qershor mbahet në Tiranë edicioni i 15-të i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (International Conference of Information Commissiners-ICIC). Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.

Ky është forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore regullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.

Tema qendrore e kësaj Konference është “Fuqizimi i individëve nëpërmjet aksesit në informacion, sigurimi i transparencës dhe gjithëpërfshirjes në një botë të ndërlidhur”.

Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 200 përfaqësues të shteteve/juridiksioneve anëtare apo vëzhguese të ICIC nga të gjitha kontinentet, nga organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, UNESCO, Banka Botërore dhe OECD, nga bota akademike, shoqëria civile apo media, vendas dhe të huaj. /RTSH/

Read Previous

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Read Next

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se dëshmitari i 70-të është anëtar i LDK-së