Qeveria e Kosovës sot, në ora 10:00, do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës janë 11 pika.
Ndër të tjera, në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i disa propozim-vendimeve, si: Shqyrtimi i Propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës jep mendim lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, si edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Manualit për Konsolidimin e Akteve Juridike në Republikën e Kosovës
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës jep mendim lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete” (ZKM)
2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Manualit për Konsolidimin e Akteve Juridike në Republikën e Kosovës (ZKM)
3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pesë (5) ngastrave kadastrale në Graqanicë, me qëllim të ndërtimit të Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë” (MMPHI)
4. Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për transfer të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2024, për kryerjen e obligimeve për shpronësimin e pronave (MFPT)
5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD)
6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD)
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD)
8. Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfW, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektin “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Mbështetje për KMDK” (MFPT)
9. Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfW, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektin “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Zgjerimi i Deponisë në Pejë” (MFPT)
10. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për “Kooperativat Bujqësore” (MBPZhR)
11. Të ndryshme