Nën tingujt e violinës filloi intro ekzpozita e të ndjerit Gurakuq Dobruna që në këtë ditë është edhe ditëlindja e tij. Bashkëshortja e tij mezi po i përmban lotët. Në foajen e Pallatit të Kulturës ‘’Asim Vokshi’’ u shpalosën disa nga punimet e Kuqit të cilat kanë qëllime të ndryshe artistike, politike e shumë të tjera. Ceremoninë e hapi djali i tij, Doni i cili për të pranishmit tregoi biografinë e babait të tij.
Edhe regjisori Ilir Bokshi ndau ca fjalë për Gurakuq Dobruna.
Të pranishmit e kujtojnë Kuqin si një njeri punëtor, të guximshëm e atdhedashës. Ai nuk është fizikisht me ne por do të mbetet përgjithmonë në mesin tonë u tha mes tjerash.
Shpirti dhe puna e tij simbolizuan pëllumbat e bardhë që u lëshuan nga familja e tij në qiellin e hapur të Gjakovës.