Mbahet gara e peshkimit “Gjakova 2021”

Peshkatarë nga komuna e Gjakovës iu bashkuan garës komunale “Gjakova 2021” e cila u mbajt në liqenin e Radoniqit. Secili prej garuesve kishte zgjedhur terenin për peshkim. Shoqata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ “Ereniku” organizoj këtë garë e cila është paraparë në kalendarin e garave të Federatës së Peshkatarëve të Kosovës. E veqantë e këtij aktiviteti ishte se garues ishin edhe personat me nevojaq të veqanta nga shoqata “Handikos”.Në mesin e peshkatarëve ishte edhe Syrja Shehu i cili ka më shumë se 50 vite që mirret me këtë sport.

Garues ishin edhe grupmoshat e reja të cilat u panë të entuziasmuar teksa peshkonin. Përmes kësaj pjesëmmarrje ata përcollën edhe një mesazh vetëdijesues se në sport të gjithë janë të barabartë.

Flamur Xhepa kryetar I klubit “Ereniku” tha se gara ishte e ndarë në kategoritë: pioneer 2 garues junior 2 garues dhe vajza 3 garuese si dhe në kategorinë e personave me nevoja të veqanta ishin 7 garues. Në secilën kategori u shpallën edhe fituesit.

Gara e peshkimit zgjati rreth 3 orë dhe të gjithë pjesëmmarrësit përveq që patën mundësi të peshkojnë ata shijuan edhe bukurinë natyrore që ofron Liqeni i Radoniqit.Krejt në fund u ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në realizimin këtij aktiviteti sportiv, në mesin e tyre edhe për televizionin Syri.

Read Previous

Profesori amerikan: Serbia është problemi në Ballkan

Read Next

Drejtoria e Bujqësisë ka planifikuar për këtë vit 300 mijë euro investime kapitale