Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është e vetmja nga Kosova që po merr pjesë në “Forumin e Dubronvikut 2023”.
Ndërkaq në këtë Forum po merr pjesë emisari I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, emisari I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministri I Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke marrë pjesë në forumin e Dubrovnikut në Kroaci.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar së në forum kanë biseduar edhe për dialogun Prishtinë-Beograd.
“Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë”, ka shkruar ai./Sinjali/