Ndonëse me pjesëmarrje të reduktuar të publikut, për shkak të situatës me pandemi, mbrëmë, në një atmosferë tejet të ngrohtë është mbajtur edicioni i 57-të i Mitingut të Poezisë në kinemanë ‘’Hyrije Hana’’ në Gjakovë. Në orën letrare, apo ceremoninë finale të këtij aktiviteti, janë prezantuar poezi nga poetë të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Polonia, Italia, Meksika e shtete të tjera të botës. Migena Arllati, antare e kryesisë së klubit letrar ‘’Gjon Nikollë Kazazi’’ u shpreh që poetët na sollën emocione të papërshkrueshme.
Kishte nga ata që mbrëmë ishin për herë të parë në Gjakovë e që u shprehën të lumtur që ishin pjesë ekëtij edicioni të 57-të të poezisë.Në mesin e tyre ishte Nikolin Gurakuqi nga Shiqpëria…………..
Edhe poeti Engjell Berisha pohoi se poezitë sollën emocion tek të gjithë ne. Ishte kënaqsi të kemi edhe poezi nga vendet e ndryshme të botës.
Organizatorët kanë shpërblyer me çmime disa nga poezitë e lexuara e gjithashtu kanë ndarë çmimet tashmë tradicionale të këtij aktiviteti. Mitingun e Poezisë është lënë traditë nga autorët të cilët kontribuan në të mirë të letërsisë , gjuhesisë e kjo traditë po përcillet dhe mbahet gjallë nga dashamirësit e poezisë.