Mbahet aheng në Klinë, i dyshuari dënohet për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 11:26 në Klinë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma Ekol Special me një karikator dhe 13 gëzhoja.

Të dyshuarit i është shqiptuar edhe një tiketë për mos respektimi të masave antiCOVID-19.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read Previous

Serbi i rrezikshëm plagos 5 punëtor të burgut

Read Next

Shqiptohen 835 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19