Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia është takuar me kryetarët e komunave për të folur rreth masave të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi pasi të mblidhet Qeveria e Kosovës.
Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri më 26 shtator 2021:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.
– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.
– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.
– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.
– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.
– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.
– Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.
“Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave.
“Në këtë takim, kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore”.