Marshime paqësore në Britaninë e Madhe, kundër trazirave të ekstremistëve të djathtë

Pas protestave të dhunshme të ultra të djathtëve për shkak të masakrës së Southport më 29 korrik, qytetarë të shumtë dolën në rrugë në shumë qytete në Mbretërinë e Bashkuar, duke marshuar në mënyrë paqësore. Gjithçka u organizua në përgjigje të protestave të planifikuara të së djathtës ekstreme, të cilat u anuluan në minutën e fundit. Në Londër, Bristol, Oxford, Liverpool, Birmingham, turma të mëdha paqësore u mblodhën për t’i thënë jo racizmit që ka pushtuar sheshet britanike, ditët e fundit.

Nëntë ditë pasi vendi u trondit nga sulmi me thikë ndaj tri vajzave dhe trazirat që pasuan, antiracistët u përgjigjën duke formuar mburoja njerëzore për të mbrojtur qendrat e azilit, pasi policia ngriti alarmin për 100 mitingje të udhëhequra nga ekstremistët. Rreth 5000 oficerë kishin hartuar planin për t’u përballur me një demonstratë të planifikuar kundër qendrave të refugjatëve dhe firmave ligjore që punojnë për migrantët, por protesta u anulua në momentet e fundit./AlsatM

Read Previous

Pse Elon Musk po përplaset me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për trazirat e ekstremit të djathtë?

Read Next

Richarlison nuk është i interesuar të transferohet në Arabinë Saudite