Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës, mbretëresha e vetme në fuqi pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ka shënuar jubileun e saj me një sërë festimesh minimaliste.
Margrethe, 82 vjeçe, duhej të shënonte 50-vjetorin e ngjitjes në fronin danez në janar, por festimet u zvogëluan ndjeshëm për shkak të pandemisë. Festimet e plota pritej të mbaheshin në të gjithë vendin këtë fundjavë, por më pas u ndryshuan përsëri pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth të enjten.
“Pas 50 vitesh në fron, mbretëresha Margrethe është tani monarkja më jetëgjatë në botë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth,” deklaroi të premten gazeta daneze Berlingske./AnabelMedia/