Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Enzo Maresca doli në konferencën për shtyp para ndeshjes së Chelsea kundër Barcelonës në Champions. Ai vjen pas fitores ndaj Burnley dhe ngjitjes në vendin e dytë të Premier League. Për Cole Palmer tha: “Nuk e dimë kur do të kthehet, po punon mirë”.
Për rëndësinë e javës me Barcelonën dhe Arsenalin: “Është një javë e madhe, por i marrim ndeshjet një e nga një”. Maresca u ndal edhe te Enzo Fernández dhe ndikimi i mungesës së Pedrit: “Barcelona pa Pedri nuk është e njëjta gjë. Kur mungon Pedri nuk humbet vetëm Barça, humbet futbolli”.
Ai kujtoi emocionet e përballjeve si lojtar kundër Barcelonës, përfshirë një fitore 2-0, por theksoi se tani është “histori tjetër” si trajner kundër një skuadre fantastike. Maresca u shpreh i lumtur të drejtojë Chelsea: “Jam shumë i lumtur të jem këtu, në një klub të madh”.
Për talentet si Lamine Yamal dhe Estevao, tha se “është shumë bukur t’i shohësh”, ndërsa për Lewandowskin theksoi cilësinë dhe rrezikshmërinë e tij. Ai shtoi se Chelsea duhet të gjejë ekuilibrin mes sulmit dhe mbrojtjes ndaj një Barçe që shënon shumë. /Telesport.al/