GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Forca e Sigurisë së Kosovës do marrë pjesë në “Ditën e Hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 Nëntor, nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Të gjithë qytetarët ftohen të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në, Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. /Klankosova.tv