Epiteti i kampionit të Evropës u vendos pas gjuajtes së penaltive në ndeshjen finale të Euro 2020, ku nga pesë penalti futbollistët italianë ishin të saktë në tri penalti, dhe të pasaktë në dy prej tyre, ndërsa në anën tjetër futbollistët anglezë arritën të realizonin vetëm dy nga pesë penaltitë.
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, i cili u inkuadrua në ndeshje pikërisht për fazën e penaltive, ishte njëri nga futbollistët që nuk arriti ta mposhte Gianlugi Donnarumman. Përmes platformës së tij në rrjetet sociale, Rashford ka publikuar kërkim faljen e tij ndaj bashkëlojtarëve dhe tifozëve anglezë : ”Nuk i gjej fjalët ta përshkruaj se si ndihem në këto momente, sepse në përgjithësi ky nuk ka qenë sezoni më i mirë për mua, dhe në një ndeshje si kjo më është kërkuar që ta ndihmojë ekipin tim përmes një penaltie, dhe unë që mund t’i gjuaj penaltitë edhe kur jam në gjumë, këtë penalti nuk arrita ta realizoj suksesshëm, dhe për këtë ju kërkoj falje bashkëlojtarëve dhe të gjithë atyre që na përkrahën.”
Ndër të tjera ai tha se mund ta kritikoj paraqitjen time, dhe mënyrën e gjuajtes së penaltisë time, por nuk mund të kërkoj falje për personin që jam, dhe për vendin nga vij. Deklatarën e tij Rashford e përfundon duke i falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë Evropian, dhe përgjatë këtyre ditëve.
Kujtojmë që Marcus Rashford në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021, mblodhi rreth 20 milionë funta për tu siguruar shujta ushqimore fëmijëve nëpër shkollat e qytetit të Mançesterit.