Marca e zbulon fituesin e Topit të Artë

Bota e futbollit do të marrë një pronar të ri të Topit të Artë në Paris më 28 tetor dhe sipas Marca, Topi i Artë do të shkojë sërish në Madrid.

Përkatësisht, mediumi spanjoll i afërt me Real Madridin shkruan se gjithçka tregon se çmimi do të shkojë për Vinicius Junior.

Në ballinën e Marca-s të printuar është fotoja e tij dhe titulli: “Të gjitha rrugët të çojnë në ar”.

“Braziliani e meritoi plotësisht etiketën e yllit më të madh në ceremoninë në Paris më 28 tetor. Nuk ishte e lehtë për të që të arrinte majat e botës së futbollit”, shkruan Marca.

Meqë ra fjala, spanjollët shprehen në nëntitullin e tekstit se tashmë Vini e di që e pret një çmim prestigjioz.

Në fund të tekstit thuhet se sponsori i tij Nike, i cili do të përgatisë këpucët e arta të futbollit, është gati të bëjë homazhe për të.

Ndryshe, sulmuesi brazilian duhet të jetë një figurë qendrore në dyqanin e tyre në qendër të Madridit, i cili rihapet vetëm dy ditë pas ndarjes së Topit të Artë. /Telegrafi/

Read Previous

Vidhen para, pulla postare, e mbushje të telefonave në Postën e Kosovës

Read Next

Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm, liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm