Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özcan Ulutaş.
Maqedonci tha se e ka falënderuar atë për bashkëpunimin me FSK-në dhe se e ka njoftuar për fazën e tranzicionit ku gjendet FSK.
“Gjatë bisedës me komandantin shpreha mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit. Po ashtu komandantin e njoftova rreth fazës në të cilën jemi sa i përket implementimit të Planit Gjthëpërfshirës të Tranzicionit si dhe zhvillimin e FSK-së”, ka njoftuar Maqedonci.
Ai tha se edhe Ulutaş shprehu kënaqësinë e tij “për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”./21Media