Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Turqisë, Mustafa Pamuk.
Me këtë rast, ministri i ndau mirënjohje për shërbimin dhe kontributin e dhënë në mbështetjen e ministrisë së Mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, njofton Klankosova.tv.
Ministri po ashtu i uroi mirëseardhje pasardhësit të Pamukut, kolonelit Ayhan Aydogdu./Klankosova.tv