Maqedonci: Për tri vjet i kemi investuar 249 milionë euro në armatim

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve janë investuar 249 milionë euro në sistemet e armatimit.

Maqedonci tha se kjo shumë është pa përfshirë buxhetin e sivjetmë.

“Janë orientuar sipas konceptit të blerjeve shtet me shtet. Pra, blerjet janë investuar në bashkëpunim me ministritë përkatëse të vendeve të NATO-s prej të cilave kemi prokuruar, dhe janë sipas standardeve të NATO-s, sepse orientimi ynë është i qartë drejt anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha ai.

Shefi politik i ushtrisë së Kosovës tha se blerjet realizohen duke u bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës/ Klankosova.tv

Read Previous

​Çmimet e naftës rriten mes ndërprerjeve të furnizimit në SHBA

Read Next

Izraeli thotë se ndalimi i sulmeve të Hezbollahut është tani një qëllim lufte