Franca në gatishmëri për protesta të tensionuara, shtohen masat e sigurisë
Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka vlerësuar se ky sukses dëshmon punën e vazhdueshme për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK.
“Ky sukses është dëshmi e punës së vazhdueshme që po bëjmë për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK. Si Ministri e Mbrojtjes, mbetemi të përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët tanë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ministri ka theksuar rëndësinë e investimit në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm të FSK-së.
“Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së. Përgëzoj drejtuesit dhe gjithë stafin e QSU-së për punën dhe përkushtimin e tyre në arritjen e këtij suksesi!”, ka shkruar ai. /RTKlive