Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit

Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës kanë performuar në skenën e Filharmonisë së Krakovit në Poloni, ku janë pritur me duartrokitje të gjata nga publiku polak.

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se performanca u zhvillua nën drejtimin e dirigjentit Wojciech Czepiel.

“Përmes një programi që ndërthuri veprat e kompozitorëve polakë dhe shqiptarë, artistët tanë prezantuan muzikën dhe krijimtarinë tonë në skenën e Filharmonisë së Krakovit”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Ajo ka përgëzuar artistët për paraqitjen e tyre.

“Përgëzime për të gjithë artistët për këtë paraqitje të suksesshme!”, ka shkruar ministrja. /RTKlive

Read Previous

Dita e pestë e protestave në Shqipëri, i bëhet thirrje diasporës të bashkohet

Read Next

Maqedonci: Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar