Maqedonci nga Prekazi: Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë

Ministri I Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, personelin e diaksterit që drejton dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Prekaz për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se pash homazhave, kanë shkuar edhe kullë të Prekazit, ku janë pritur nga Rifat Jashari.

“Për të arritur te liria duhej të ishim bashkë të gjithë por përveçse të bashkuar duhej një fanar që të na ndriqojë rrugën. Ishte UÇK-ja, ishin Jasharajt ata që na bënë bashkë dhe na ndriquan rrugën duke na prirë përpara drejt luftës çlirimtare, rrjedhimisht drejt lirisë. Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë. Lavdi dhe nderime për të rënët”, ka shkruar Maqedonci.

/KlanKosova/

Read Previous

Die Welt me alarm për konflikt të ri në Ballkan

Read Next

Gjyqtarët shqiptarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Ajaxit e Aston Villas