Maqedonci: Mbështetja për Ukrainën në këtë periudhë është qenësore

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se mbështetja për Ukrainën në këtë kohë – e cila po përballet ne agresionin rus – është qenësore.

Këto komente, Maqedonci i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që ka pritur në takim pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët ishin pjesë e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”.

Në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtëmuaj me radhë përkrah Ushtrisë Britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase në nivelin taktik e luftarak.

Për performacën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit Interflex, Ministri Maqedonci ka njoftuar se ka dekoruar me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare” pjesëtarët e FSK-së pjesëmarrës në këtë operacion.

“Mirënjohje për ushtarakët që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës!”, shkroi ai.

Në këto periudhë, sipas tij, “mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfoj”.

Që nga fillimi i agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, Kosova është rreshtuar në mbështetje të plotë të Kievit zyrtar, duke qëndruar në një linjë me vendet perëndimore. /Albanianpost.com

Read Previous

Nagavci: Pa libra digjital sepse MASHT nuk ka departament për digjitalizim

Read Next

Mungesa e shenjëzimit horizontal, komuna s’ka më mjete për këtë çështje