Maqedonci: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar pas avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ministri ka theksuar se Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO.

“Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në asamblenë parlamentare të NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilitetin e Ballkanit”, u shpreh Maqedonci. /Telegrafi/

Read Previous

Tahiri: Vazhdojmë konsultimet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Read Next

Edhe Bologna në garë për Albion Rrahmanin