Maqedonci: Kosova e konfirmoi edhe një herë mbështetjen ndaj Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Kosovës, ndaj Ukrainës e cila është duke vazhduar të përballet me agresionin rus.

Maqedonci, ka thënë se këtë e kanë bërë duke marrë pjesë në takimin e 18-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.

“Fokusi i këtij takimi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura ukrainase nga vendet e këtij koalicioni”.

“54 shtetet anëtare të këtij grupi, ndër të cilët edhe Kosova, e konfirmuan edhe një herë mbështetjen e plotë për Ukrainën, që po vazhdon të përballet me agresionin rus”.

Ai tutje ka potencuar se në luftën e saj përballë agresionit rus, Ukraina dhe populli ukrainas nuk do të jenë të vetëm.

“Shtetet demokratike do t’i qëndrojnë pranë Ukrainës dhe ushtrisë e popullit të saj, sepse ata po luftojnë në të drejtën e tyre. E krah tyre dhe aleatëve të saj, do të jetë edhe Kosova, deri në fund!”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’. 

/albanianpost/

Read Previous

​ASK: Më shumë energji e konsumuar në nëntor 2023 sesa në nëntor 2022

Read Next

Ankohet Szunyog i BE-së: BQK s’iu dha kohë serbëve të adaptohen me vendimin për dinarin