Maqedonci i pranon vështirësitë për ushqimin e ushtarëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar se Forca e Sigurisë së Kosovës gjendet në situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Mbrojtje ka thënë se kontrata aktuale e sigurimit të ushqimit është subjekt i trajtimit të brendshëm. Ai ka thënë po ashtu se brenda FSK-së po tentohet të krijohet vetëqëndrueshmëri për ushqim të FSK-së. 

Maqedonci ka folur edhe për largimin e ushtarëve nga FSK. Ai ka thënë se deri tani 119 ushtarë e kanë lënë ushtrinë. 

Mirëpo, ai ka deklaruar se në konkursin e ri 1300 qytetarë kanë aplikuar për konkursin që pranon 300 ushtarë./KP

Read Previous

Policia aksion në Ministrinë e Infrastrukturës

Read Next

Begaj në Mal të Zi: Kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën