Maqedonci: Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka vlerësuar lartë kontributin e policit Afrim Bunjaku, duke thënë se kontributi i tij për Kosovën është shndërruar në dëshmi të përjetshme.

Maqedonci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se heroizmi i tij e kalon momentalen.

“Heronj si Rreshter Afrimi, pavarësisht shkëputjes fizike nga ne, shpirtërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë”.

“Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se në varrimin e tij së bashku me pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kanë bërë nderimeet e tyre.

Pavarësisht, që figura e tij s’do të vdes asnjëherë.

“Afrimit më tepër se lamtumirën, dje së bashku me Gjeneral Bashkim Jasharin dhe oficerët e FSK-së, i bëmë nderimet tona, ngase figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin”.

“Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”.

Polici Afrim Bunjaku, i cili është vrarë të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit, në Veri, është varrosur këtë të hënën në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen komertative për nder të policit, Afrim Bunjaku, i cili u vra në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës, nga bandat kriminale të Serbisë ka ndarë Post-Mortem, urdhrin me të lartë të Republikës ‘hero i Kosovës’ të cilin e pranuan familjarët e policit Bunjaku. /Albanianpost.com

Read Previous

Abazoviç: Situata në Veri të Kosovës mund të kthehet në një konflikt në shkallë më të gjerë

Read Next

Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll zhvillohet në mesjavë, ja ndeshja kryesore