Maqedonci për Kadarenë: Aureola e pranisë së tij do të na mungoj pafundësisht

Ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur ngushëllime për humbjen e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, duke thënë se mungesa e tij do të jetë shumë e madhe.

“Kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare na la sot fizikisht, por i përjetshëm në botë do të jetë kujtimi për të për aq kohë sa veprat e tij do të lexohen, e do të lexohen ndër breza”, ka shkruar ai.

Teksa u shpreh se shkrimet e tij do të frymojnë gjithmonë.

“Aureola e pranisë së tij do të na mungoj pafundësisht, megjithatë ngushëllues është fakti që pjesëza të mendjes së tij gjeniale që la pas në secilin shkrim të tij, do të frymojnë tek çdo dashamirës e kritik i mirëfilltë letrar, ndërsa do të hedhin dritë mbi labirinthin jetësor të çdo të riu”.

Këtë të hënë të 1 korrikut ka ndërruar jetë shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, Shqipëri.

Ai studioi në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Institutin e Letërsisë Botërore Maksim Gorki në Moskë. Edukimi në Moskë i dha mundësinë të njihej me trende dhe lëvizje të ndryshme letrare që ndikuan shumë në stilin e tij të shkrimit. /Albanianpost.com

Read Previous

Milan bën gati “listën” e të preferuarve për sulmin

Read Next

Konjufca: Nuk mund të flasim për paqe në rajon, pa pasur drejtësi për sulmin në Banjskë