Maqedonci: 300 metra vijë ajrore me Kosovën në kufirin jugor Serbia ka ngritur katër brigada ushtarake

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTV21 ku foli për avancimin e Kosovës në asamblenë parlamentare të NATO-s, tha se përkundër faktit që NATO-ja është e përkushtuar në sigurinë e Kosovës, shteti ynë vazhdon të kërcënohet nga Serbia pasi që shteti serb ka rritur militarizimin e ushtrisë së tyre përgjatë vijës kufitare të Kosovës me 4 brigada dhe 28 baza paraushtarake 300 metra larg vijë ajrore përgjatë kufirit jugor me Kosovën.

“Dihet që kërcënimi kryesor për Kosovën mbetet Serbia pasi që përveç qasjes agresive me të gjithë fqinjët tjerë, Kosovën e mbanë ende si pjesë të saj gjë që pastaj prodhon konsekuenca siç ishte rasti i 24 shtatorit të vitit të kaluar i përgatitur nga Serbia për të kryes sulm terrorist në vendin tonë dhe po ashtu duke përfshirë prezencën ushtarake jo shumë larg kufijve të Kosovës pra vet kjo gjendje paraqet rrezik jo vetëm për Kosovën por për gjithë Ballkanin. Tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë vijës kuftiare jugore me Kosovën, një në Rashkë, një në Nish, një në Vrajë dhe këto brigada kanë 28 baza të përparme ushtarake përgjatë vijës kufitare me Kosovën më qartësisht 300 metra vijë ajrore larg kufirit jugor përgjatë Kosovës pa përjashtuar 20 bazat e xhandarmërisë serbe, pra gjithë ky militarizim paraqet rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Maqedonci gjithashtu i tha RTV21 se institucionet e Kosovës janë në koordinim të vazhdueshëm më aleatët ndërkombëtar veçanërisht Ministria e Mbrojtjes./RTV21/21Media

Read Previous

Hapet ‘Java e Bibliotekës’, Kurti: Qeveria ka prioritet ruajtjen e kujtesës

Read Next

Avancimi i statusit të Kosovës, Konjufca: NATO është destin i Kosovës