Kampioni i botës në 8 divizioni të ndryshme, Manny Pacquiao me një video në rrjetin social “Tëitter” ka njoftuar pensionim e tij nga boksi.
Kështu Pacquiao i jep fund karrieës së tij 26-vjeçar, ku në 72 ndeshje, fitoi 62, humbi 8 dhe barazoi 2.
“Teksa var dorezat në gozhdë, dua të falënderoj gjithë botën, vecanërisht popullin filipinas që ka mbështetur Manny Pacquiao-n. Sapo dëgjova gongun e fundit,” shkruan legjenda e boksit në video.
Ai nga tani e tutje do t’i dedikohet politikës, pasi tashmë ka kandiduar për president në Filipinë. /abcnews.al/