Mandl-Lajçakut : Çfarë keni arritur lidhur me njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së?

Emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, është sfiduar nga eurodeputeti Lukas Mandl lidhur me rezultatet e Bashkimit Evropian në situatën mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sa i përket mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së.

Lajçak po qëndron aktualisht në Kosovë ku edhe e ka ndarë një fotografi nga një takim që kishte pasur me zyrtarë të Eulex-it dhe NATO-s.

“Zhvillova një bisedë të mirë me Eulex-in dhe NATO_KFOR-in rreth situatës së sigurisë dhe zhvillimeve të fundit në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Mirëpo i mprehtë ka qenë reagimi i Mandl-it i cili ka kërkuar nga Lajçaku rezultate konkrete nga una e tij

“Në rregull. E kur kjo përpjekje e juaja do të sjellë rezultate? Çfarë keni arritur në lkidhje me njohjen nga pesë shtetet anëtare [të BE-së]”, i ka replikuar Mandl.

“Dhe në mënyrë që Serbia ta vendosë normalizimin në kontakt dhe ndërveprim? Njerëzit e krejt Evropës meritojnë rezultate”.

Read Previous

Rama: Bashkimi Kosovë – Shqipëri do të ndodhë

Read Next

Zëvendëskryeprokurori bullgar Sarafov: Është gjetur trupi i pajetë i udhëtarit të 45-të