Mancini: Federata nuk donte që unë të qëndroja, presidenti ka bërë shumë gabime

Kombëtarja italiane është pa trajner në më pak se një para ndeshjeve kualifikuese të EURO 2024, me Roberto Mancini i cili dha dorëheqjen papritur.

Një zhvillim që ngjalli furtunë reagimesh dhe kritikash të ashpra nga shtypi italian ndaj trajnerit, i cili pak pas vendimit të tij, kaloi në kundërsulm duke lëshuar zjarr ndaj presidentit të federatës italiane, Gabriele Gravina.

Në një intervistë për “Repubblica”, Mancini thehu heshtjen dhe prezantoi prespektivën e tij dhe deklaroi se Gravina në mënyrë indirekte e shtyu të largohej.

“Unë nuk kam bërë asgjë për t’u “therur” kështu. I shpjegova Gravinës këto muaj se kisha nevojë për mbështjetje dhe qetësi, ai nuk e ofroi dhe unë dhashë dorëheqjen. A duhej ta kisha bërë më herët? Ndoshta, por unë u largovba nga kombëtarja 25 ditë para ndeshjeve, jo tre.

Gravina po përpiqej të sillte ndryshime rrënjësore në stafin tim. I thashë se në rastin më të mirë ai mund të shtonte disa fytyra të reja, por ai nuk mund të hiqte dy anëtarë ekzekutues të një grupi tashmë të suksesshëm. Nëse dikush do të duhej ta bënte këtë, do të isha unë që vendos për çdo ndryshim në stafin tim.

Gravina i ka parë gjërat shumë ndryshe nga unë kohët e fundit. Më shqyejnë vetëm për një vendim. Unë prisja vetëm një sinjal nga presidenti, ai mund të më ndihmonte nëse do donte, por nuk e bëri. Ai nuk donte që unë të qëndroja, është një situatë që zgjati disa muaj. Gravina do të mbahet mend si presidenti që fitoi Europianin, dhe jo për gabimet që bëri”, është shprehur furishëm Mancini./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Banka qendrore zvicerane mund të rrisë sërish normat e interesit

Read Next

OBSH bën thirrje për më shumë testime për shkak të llojit të ri të coronavirusit që po përhapet