Manchester Utd identifikon dy emra për të përforcuar sulmin

Manchester United ka identifikuar dy alternative më të lira për ta përforcuar sulmin e Ruben Amorim, pasi nuk ia dolën të sigurojnë shërbimet e Liam Delap.

United ka qenë në mesin e skuadrave favorite për të siguruar shërbimet e Delap këtë verë, pas rënis së Ipswich Town nga elita e futbollit anglez, madje kishin marre leje nga këta të fundit për të negociuar me 22-vjeçarin.

Sidoqoftë, ai raportohet se i ka dhënë prioritet kalimit tek Chelsea, duke i lënë ‘Djajtë e Kuq’ të detyruar që të shikojnë për opsione të tjera.

Gjetja e një sulmuesi të ri mbetet një prioritet absolut për klubin dhe Give Me Sport ka raportuar se ata kanë ringjallur interesimin për sulmuesit Randal Kolo Muani dhe Jean-Philippe Mateta.

Reprezentuesi francez Kolo Muani ka pasur vështirësi tek PSG-ja para se të huazohej tek Juventusi dhe raportohet se është në dispozicion për shitje për 35 milionë euro.

Mateta në ndërkohë, është lidhur me një kalim në ‘Old Trafford’ tash e sa kohë, por fakti se nuk do të luajnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm mund t’i dëmtojë shpresat e tyre për ta transferuar atë.

Unitedi gjithashtu po e konsideron një lëvizje edhe për Bryan Mbuemon sipas një raporti tjetër, por çmimi i tij prej 60 milionë eurosh po cilësohet si pengesë për të arritur një marrëveshje të mundshme./Telegrafi/

Read Previous

Humbja në finale, Barella: Më dhemb shumë, të gjithëve na vjen keq

Read Next

​”Defender Europe 2025″ – A po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?