Manchester United përgatit ofertën për yllin e ri të Benfica-s

Manchester United thuhet se është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Benfica-s, Goncalo Ramos. 21-vjeçari ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje për skuadrën portugeze deri më tani këtë sezon.

Sipas medias britanike “The Sun”, United do të paguajë rreth 25 milionë paund te Benfica dhe tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e sulmuesit.

United nuk pritet te shpenzoje shume ne merkaton e ardhshme, pasi kete vere qe kaloi familja Glazer qe zoteron klubin investoi 230 milione paund.

Megjithatë, besohet se ata do të sjellin një sulmues, me Cristiano Ronaldo-n që ende kërkon të largohet nga klubi, ndërsa Marcus Rashford dhe Anthony Martial aktualisht janë të dëmtuar.

Newcastle po vëzhgonte Ramos në verë pasi skuadra e Eddie Howe kërkonte një sulmues, por në vend të tij ata nënshkruan Alexander Isak për 63 milionë paund.

Përfaqësuesi i Portugalisë U21, Ramos ka shënuar 20 gola në 59 ndeshje për Benfica-n në total. /Albanianpost.com

Read Previous

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth hyn në histori, u ndoq nga 4 miliardë njerëz në televizion

Read Next

Greva në arsim, SBASHK-u sot dorëzon një draft propozim te Avokati i Popullit