Manchester United ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Raphael Varane

Djajtë e Kuq ka disa javë që po tentojnë transferimin e francezit, mirëpo deri më sot nuk kishin sukses.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, marrëveshja mes Unitedit dhe Los Blancos tashmë është arritur.

Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla, që të bëhet prezantimi në formë zyrtare i kalimit të Varanes në Old Trafford.

Besohet se shuma e transferimit është në 50 milionë euro, e që kontrata e lojtarit do të skadonte verën e vitit të ardhshëm.

Pas Jadon Sanchos, ky është transferimi i dytë i Unitedit, derisa kanë shpenzuar mbi 150 milionë euro për këto dy marrëveshje. /Telegrafi/

Read Previous

E rrallë: Qeni me brushë në gojë pikturon lule (VIDEO)

Read Next

NASA: Asteroidi sa piramida e Gizës do të kalojë “afër” Tokës