Manchester United është i gatshëm të ofrojë mbi 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e Harry Kane

Manchester Unitedi po synon transferimin e sulmuesit të Tottenhamit, anglezit Harry Kane ka raportuar të mërkurën tabloidi anglez “The Sun”.

Mësohet se Unitedi është i gatshëm të ofrojë mbi 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e Kanet vetëm për t’i qetësuar tifozët që janë ngritur kundër pronarëve të klubit, familjes Glazer.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer po kërkon një top-sulmues për sezonin e ri dhe Kane po shihet si zgjidhja ideale për këtë. Sulmuesi 27-vjeçar më herët ka deklaruar se dëshiron të fitoj trofe dhe është i gatshëm të largohet nga Tottenhami, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Kane është kapiten i Tottenhamit dhe këtë edicion ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 16 herë në 45 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe 34 gola në 53 ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë./Koha.net/

Read Previous

Haxhiu: Programi i Qeverisë aprovohet të premten

Read Next

Metoda natyrale për uljen e tensionit të lartë