Manchester United e shkarkon Michael Carrick-un

Manchester United ka marrë vendim për shkarkimin e trajnerit Michael Carrick, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Sipas Romano-s, vendimi është marrë pas një vlerësimi të brendshëm në klub gjatë 48 orëve të fundit, ndërsa Carrick është njoftuar sot për përfundimin e bashkëpunimit.

Shkarkimi vjen pas rezultateve zhgënjyese të skuadrës në këtë fillim të sezonit. Në ndërkohë, Manchester United po avancon në bisedimet për emërimin e Mauricio Pochettinos si trajner të ri. /tvsyrivision/

Read Previous

LVV-ja dhe PDK-ja ende në negociata për mënyrën e procedimit me Ligjin për Specialen

Read Next

Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente