Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë ende në negociata për mënyrën se si do të procedohet tutje me Ligjin për Gjykatën Speciale.
Kryesuesi i Komisionit për Legjislacion dhe deputeti i VV-së, Vigan Qorrolli, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, ka deklaruar se dakordimi përfundimtar pritet të arrihet gjatë seancës së Kuvendit.
Qorrolli, i cili është edhe jurist, ka shprehur shqetësimin se ligji mund të mos jetë i zbatueshëm nëse votohet pa u bërë asnjë ndryshim.
Sipas diskutimeve në Komision, PDK-ja po kërkon që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula, në mënyrë që ligji të hyjë automatikisht në fuqi, ndërsa ndryshimet të bëhen më pas përmes amendamenteve.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje po insiston që për këtë çështje të ndërmerret një nismë e re ligjore. /GazetaSinjali/