Manchester United arrin marrëveshje me yllin e Dortmundit

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje personale me Jadon Sanchon. Sipas “Daily Star” sulmuesi anglez ka pranuar ofertën e “Djajve të Kuq” dhe është i gatshëm të transferohet në “Old Trafford”.

Tani klubi anglez duhet të gjej marrëveshjen edhe me klubin e Borussia Dortmundit.

Skuadra gjermane për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 90 milionë euro. Sancho edicionin që lamë pas në 38 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 20 asistime.

/Koha.net/

Read Previous

Gjakovë, një grua rrah kunatin dhe gruan e tij

Read Next

Fillon vaksinimi me dozën e dytë për personelin shëndetësor