Manchester City pritet t’i ofrojë kontratë dy vjeçare Ramosit

Manchester City është i gatshëm që t’i përmbushë kërkesat e Sergio Ramosit për të realizuar kalimin e tij në Etihad.

Mbrojtësi spanjoll raportohet se përfundimisht do të largohet nga Real Madridi në muajin qershor.

ESPN bën të ditur se Manchester City është aktivizuar për t’i marrë shërbimet e tij si lojtar i lirë.

Kështu, Pep Guardiola do të kishte një mbrojtës me shumë përvojë dhe do t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare.

Për dallim nga Los Blancos që i kanë ofruar vetëm një vit, City mund t’i ofrojë një pagë edhe më të lartë.

Kështu, Ramos mund të kalojë te klubi nga Liga Premier në ditët e para të muajit qershor. /Telegrafi/

Read Previous

Mustafi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që të përfshihen në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Read Next

Projekti i Superligës Evropiane nuk ka ‘vdekur’, zbulohen detaje të reja