Manchester City dhe Haland: Një fillim i fuqishëm me një mori golash në 4 ndeshjet e para

Gara pritet të jetë e fortë nga java në javë në kampionatin anglez, por është një skuadër e cila gjithmonë do të konsiderohet pretendente, për aq kohë sa në krye qëndron Pep Guardiola.

Manchester City synon që në nisje të shkëputet nga ekipet e tjera, kun ë 4 javë i ka pikët e plota, duke fituar në cdo përballje, madje konfirmuar dhe si sulmi më i mirë. Kjo nuk është aspak dicka e re, sepse edhe vitin e shkuar “the cityzens” ngritën lart trofeun e kampionit.

Këtë vit synojnë të njëjtën gjë, por është ende herët për të vendosur diktatin, pasi diferencat me kundërshtarët janë të pakta. Përballja e radhës do të jetë domethënëse për vijimin e garës, pasi përballet me Arsenalin e vendit të dytë, që vjen pas triumfit në derbin me Tottenham. Të besuarit e Guardiolës mposhtën Brentfordin në ndeshjen e fundit, që u mbyll në shifrat 2-1, me dopietën e Erling Haaland.

Norvegjezi është lider i padiskutueshëm dhe një makineri golash. Në 4 javë ka shënuar plot 9 herë, 2 më pak nga cka realizuar e gjithë skuadra. E thënë ndryshe 80% e golave kanë autorësinë e tij. Jo vetëm në Angli, por 24-vjecari është shënuesi më i mirë i gjithë Evropës. /Euronews.al/

Read Previous

Çmime të larta në shumicën e produkteve të ekspozuara në tregun e madh

Read Next

Rock Grupi “403” mbajti koncert në Gjakovë