Manchester Unitedi ka shfaqur paraqitje të madhe në udhëtim tek Athletic Bilbao në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.
“Djajtë e kuq” të udhëhequr nga trajneri Ruben Amorim, shënuan fitore 3:0 në stadiumin “San Mames”.
Pas një jave vetëm i duhet që ta ruajë këtë rezultat dhe ta sigurojë finalen që do të luhet po në “San Mames” më 21 maj.
Mysafirët u shfaqën të rrezikshëm që në minutën e gjashtë kur realizuan me Alejandro Garnachon, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas gjysmë ore lojë, goli i Casemiros ishte i rregullt dhe Unitedi kaloi në epërsi.
Vetëm pesë minuta më vonë, Bilbaos iu vështirësuan punët kur mbrojtësi Dani Vivian u përjashtua nga loja direkt me të kuq. Gjyqtari e ndëshkoi atë për kapje në zonë dhe akordoi penallti.
Nga penalltia i saktë ishte Bruno Fernandez.
Mesfushori portugez dhe kapiteni i Unitedit realizoi edhe në minutën e fundit të pjesës së parë për fitoren 3:0. Fernandes u bë lojtari i parë në histori të Ligës së Evropës që përfshihet në 30 e më shumë gola në ndeshjet nokaut.
Ai ka 19 gola gjithsej e 12 asistime në 32 paraqitje.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave në “Teatrin e Ëndrrave”./koha,net/