Man United po përgatitë ofertën për Varane

Raphael Varane do të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga Real Madridi.

Mbrojtësi francez ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2022 dhe ende nuk ka një marrëveshje për zgjatjen e saj.

Largimi i tij nga Los Blancos në verë duket i sigurt, pasi tanimë shumë skuadra janë vënë pas tij.

Manchester United ka bërë një hap para për të nënshkruar me lojtarin, pasi sipas mediave spanjolle tanimë ka bërë ofertën e parë në drejtim të Realit për mbrojtësin.

Djajtë e Kuq kanë ofruar 46 milionë euro për Varanen, edhe pse Los Blancos duan më shumë nga shitja e francezit.

Gjithsesi United nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me francezin pasi në garë janë edhe Chelsea, Liverpool, Arsenal e Paris Saint Germain.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje zyrtare me Realin, ku ka shënuar edhe dy gola.

Varane është pjesë e Los Blancos që nga vera e vitit 2011 dhe largimi i tij nga kryeqyteti spanjoll do të ndodh pas 10 viteve. /Telegrafi/

Read Previous

McGregor mposht Ronaldon dhe Messin si atleti më i paguar në botë

Read Next

Zidane do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit