Man City – PSG, pritet debutimi i Sergio Ramos

PSG do të përballet ditën e nesërme në Champions League me Manchester City në orën 21:00.

Për këtë ndeshje PSG ka bërë publikë edhe listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Mauricio Pochettino.

Në listë ndodhet edhe ish-mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos, i cili më në fund duket se është rikuperuar dhe do të jetë gati për skuadrën.

Që nga transferimi i tij në PSG gjatë merkatos së  verës, Ramos nuk ka mundur dot të debutojë për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur larg fushës së blertë disa muaj me radhë.

/f.a/abcnews.al

Read Previous

Szunyog dënon ashpër incidentet ndaj komuniteteve joshumicë në Kosovë

Read Next

Para aksidentit me autobus, një zjarr në Bullgari la të vdekur 9 persona