Sulmuesi norvegjez Erling Haaland është i vetëdijshëm për sezonin zhgënjyes të Manchester City: I eliminuar shpejt në Champions League, i eliminuar nga Carabao Cup dhe i treti në Premier League. Ai këmbëngul se së bashku me shokët e tij të skuadrës “nuk ishin mjaftueshëm të mirë”.
Për ESPN tha: “Ne mund të justifikohemi për shkak të lëndimeve të shumta, por në fund ne nuk luajtëm mjaftueshëm mirë. Nuk e kishim urinë brenda nesh. Unë nuk isha mjaftueshëm i mirë. Nuk e ndihmova mjaftueshëm ekipin. Në fund, ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë”.
Haaland e koi muajin e fundit jashtë fushës me një dëmtim në kyçin e këmbës të pësuar në fitoren 2-1 kundër Bournemouth në mars. Sulmuesi u kthye dhe qëndroi në stol kundër Wolverhampton fundjavën e kaluar, por është gati për ndeshjet e mbetura në sezonit dhe për finale e FA Cup ndaj Crystal Palace më 17 maj.
Ai shënuar 30 gola në 40 ndeshje këtë sezon dhe kërkon të rifitojë ritmin e ndeshjes përpara finales në Wembley. “Është e tmerrshme të dëmtohesh, por është pjesë e punës tonë. Tani jam kthyer me shumë energji. Ndihem mirë, lëviz mirë dhe jam gati“, tha Erling Haaland. /Telesport.al/