Man City dhe Milani arrijnë marrëveshjen përfundimtare për Tijjani Reijnders

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e Tijjani Reijnders nga Milan.

Paketa totale e marrëveshjes arrin në rreth 70 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset e ndryshme të parashikuara në kontratë.

Marrëveshja verbale mes dy klubeve është finalizuar të hënën, duke hapur rrugën për përfundimin e transferimit.

Reijnders ka arritur akordin personal me Manchester City disa ditë më parë dhe është gati për të kryer procedurat formale.

Holandezi 25-vjeçar shihet si një përforcim kyç për mesfushën e Guardiolës për sezonin e ardhshëm.

Ai pritet të sjellë freski, stabilitet dhe kreativitet në repartin qendror të fushës për kampionët e Anglisë.

Transferimi pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, pasi të përfundojnë të gjitha detajet administrative. /Telegrafi/

Read Previous

​Hasani: Kam pasur kërkesa nga LVV-ja, nuk e meritojnë votën

Read Next

Kriza institucionale, Duda Balje: Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese